Ashtu si Bernardo Silva, Kevin De Bruyne gjithashtu refuzoi shumë miliona euro verën e kaluar për të luajtur për Al Hilal.
Sipas The Athletic , 32-vjeçari belg kishte në dorë një propozim prej 70 milionë eurosh në vit për t’u transferuar te skuadra e trajnerit Jorge Jesus, i cili para belgut kishte bërë tashmë një ‘tentim’ për Bernardo Silva, por pa sukses, përcjell GazetaBlic Sport.
De Bruyne ka një kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025 dhe, sipas të njëjtit burim, ai synon ta rinovojë atë dhe më pas të tërhiqet si lojtar i tre herë kampionit aktual të Anglisë, pavarësisht se Al Hilal e ka mbajtur derën hapur për të, marrëveshja mund të kryhet verën e ardhshme.
Mesfushori mbërriti në Etihad në vitin 2015, pasi klubi pagoi 75 milionë euro për Wolfsburgun dhe tashmë është një legjendë e vërtetë e klubit, pasi ka luajtur 367 ndeshje (98 gola, 161 asistime) dhe ka fituar 17 tituj.
/GazetaBlic Sport/


