Sporti

Kevin De Bruyne për të ardhmen e Bernardo Silvas: Të gjithë e duan këtu

08/15/2022 15:02
nga:L J

Nuk dihet ende nëse Bernardo Silva do të mbetet në Manchester City. Për këtë ka folur bashkëlojtari i tij, Kevin De Bruyne.

Portugezi ka qenë prej shumë vitesh një shtyllë e skuadrës së “Citizens”. Pep Guardiola ka theksuar vazhdimisht se Bernardo është një nga elementët më të rëndësishëm në ekipin e tij.

Megjithatë, Silva është vazhdimisht i lidhur me një kalim te FC Barcelona. “

“Bernardo e di që të gjithë e duan këtu. Mendoj se ai do të qëndrojë me ne, kështu që nuk shqetësohem për asgjë”,  ka thënë De Bruyne për “Goal.com”.

“Çfarëdo që të ndodhë, Bernardo është i mrekullueshëm për ne dhe pres që ai të qëndrojë me ne edhe për një vit”, shtoi mesfushori belg.

Bernardo Silva ka luajtur 252 ndeshje në Etihad deri më tani. Ai regjistroi 48 gola dhe 50 asistime në to.

/GazetaBlic Sport