Sporti

Kevin De Bruyne: Mund të shënonim më shumë gola, por me rëndësi ka që fituam

04/06/2021 23:23
nga:Lorik J

 Manchester City triumfoi ndaj Dortmundit (2:1) me mjaft vështirësi.

De Bruyne dhe Phil Foden kanë shënuar për Manchester City, ndërsa Marco Reus shënoi golin e nderit për Dortmundin, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, De Bruyne theksoi se skuadra e tij mund të shënonte më shumë gola sonte, por me rëndësi është që ata triumfuan.

“Ne pamë mënyrën se si ata luanin. Ata luajtën vërtet mirë me topin. Mendoj se në pjesën e parë kemi pasur pak vështirësi në gjetjen e rasteve, por në pjesën e dytë krijuam disa”, tha fillimisht Kevin De Bruyne për BT Sports.

“Ne ndoshta duhet të kishim shënuar pak më shumë, por padyshim kur barazuan 1-1, ishte pak turp, por kjo ndodh.”

“Unë mendoj se reagimi ishte me të vërtetë i mirë, kështu që më vjen mirë që fituam. Ne e dimë se 2-1 është një rezultat i ndërlikuar, por të paktën jemi përpara për ndeshjen e dytë”, përfundoi De Bruyne.

/GazetaBlic Sport