Sporti

Kevin De Bruyne i lumtur për fitoren ndaj Arsenalit: Kemi bërë një ndeshje të madhe

04/26/2023 23:38
nga:Mergim Rreci

Kevin De Bruyne ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e sontme ndaj Arenalit.

Belgu realizoi dy gola dhe bëri një asistim për Haaland, duke qenë më pas shumë i lumtur pas ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë mendoj se ishte një ndeshje e madhe nga ne. Është gjithmonë e rëndësishme të fitosh këtë lojë. Shumë njerëz do të thonë për titullin, por në mendjen tonë ne duhej të performonim mirë dhe ia dolëm. Kemi ende shtatë ndeshje për të luajtur, kështu që ka endes shumë punë”, tha fillimisht ai.

“Ne jemi në fund të sezonit kështu që e dimë se çdo ndeshje duhet fituar. Nëse do të humbnim sot do të ishte shumë e vështirë. Ne luajtëm shumë mirë.”

“Në një mënyrë është e lehtë për ne me orarin që kemi. Është e pamundur të dimë se çfarë do të ndodhë brenda dy javësh. Është mjaft e vështirë të jesh 100% në çdo ndeshje, përfundoi De Bruyne.

/GazetaBlic Sport/