Sporti

Kevin De Bruyne flet pas eliminimit nga Kampionati Evropian: Kam luajtur me ligament të dëmtuar, nuk ishte e lehtë

07/03/2021 11:32
nga:Mergim Rreci

Kevin De Bruyne ka folur pas eliminimit me kombëtaren e Belgjikës në “Euro 2020”.

Mes dëmtimeve serioze dhe dështimit për të fituar Championsin me Manchester City-t (humbi finalen me Chelsea-n), për De Bruyne erdhi edhe eliminimi në çerekfinale të Europianit, përballë Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ishte një turne i vështirë për ne, patëm kaq shumë lëndime. Luftuam deri në fund, por me këto dëmtime nuk ishte e lehtë”, tha fillimisht ai.

Sakrifica, duke luajtur me ligament të dëmtuar, nuk iu shpërblye me kualifikim dhe kjo është keqardhja e madhe për mesfushorin e City-t.

“Falënderoj stafin mjekësor për punën gjatë katër ditëve të fundit. Kam luajtur me ligament të dëmtuar, nuk ishte e lehtë.”

/GazetaBlic Sport/