Sporti

Kevin De Bruyne: Doja të dëshmoja se ende mund të luaj në nivelin më të lartë

07/19/2025 21:18
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i ri i Napolit, Kevin De Bruyne, u prezantua zyrtarisht si lojtar i kampionëve italianë.

Lojtari belg foli për mediat në Itali, ku diskutoi një sërë temash që lidhen si me klubin ashtu edhe me veten e tij.

“Nga një këndvështrim konkurrues, ky është vendi më i mirë për mua. Kam mundësinë të tregoj cilësitë e mia. Napoli është kampioni në fuqi i Italisë dhe ka treguar potencialin e tij të plotë. Është një ndryshim i madh nga Anglia, por jam edhe më i emocionuar. Kam urinë dhe cilësinë për të qenë konkurrues në këtë nivel. Moti është gjithashtu i ndryshëm nga Anglia. Doja të provoja se ende mund të luaj në nivelin më të lartë. Kur Giovanni Manna ma prezantoi projektin, u entuziazmova menjëherë. Besoj se Napoli ishte zgjedhja më e mirë për mua”, deklaroi De Bruyne, të cilit iu dha fanella me numër 11 te Napoli.

/GazetaBlic Sport/