Sporti

Këtu mund ta shikoni LIVE ndeshjen e Bad News Eagles në kompeticionin më të fortë në botë të CS:GO

05/09/2022 11:36
nga:L J

Skuadra shqiptar, ‘Bad News Eagles’ sot ballafaqohet me ekipin turk, Eternal Fire në Major Antwerp në CS:GO.

‘Bad News Eagles’ do të luajnë ndeshjen e parë në kompeticionin më të mirë në botë ndaj ekipit turk, Eternal Fire me fillim nga ora 12:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo përballje do të zhvillohet në kuadër të formatit “Bo1”.

Këtë ndeshje mund ta shikoni drejtëpërdrejtë tek streameri i njohur, Xhoci në Twitchin e tij.

Linku për ta shikuar: Twitch.tv/xhocii

GazetaBlic Sport poashtu do t’ju mbajë të informuar për çdo risi.