Kandidati për deputet nga LDK, Arben Gashi, ka thënë se Peja është vendi ku tradita, mikpritja e besa i kanë rrënjët e thella, raporton Gazeta Blic.
“Asht Peja qe kurrë s’ka nalë me kontribu për Kosovën e lirë e të andrrave, pa kursy kurrgja. Në këtë mision, Peja tashma e ka ba zgjedhjen e vet. Vazhdon bashkë me LDK-në fituese, me LDK-në, në ringritjen e madhe t’9 shkurtit”, ka shkruar Gashi.
Ai ka shtuar se “Peja dhe krejt Kosova janë zemra e LDK-së, e rrahjet e saj kanë me kumbue fort në festën e fitores”.
Postimi i tij i plotë:
Këtu ku tradita, mikpritja e besa i kanë rrânjë t’thella.
Kjo asht Peja, me rrethinë qe nderon, por s’duron fyerjen.
Asht Peja qe kurrë s’ka nalë me kontribu për Kosovën e lirë e të andrrave, pa kursy kurrgja.
Në këtë mision, Peja tashma e ka ba zgjedhjen e vet.
Vazhdon bashkë me LDK-në fituese, me LDK-në, në ringritjen e madhe t’9 shkurtit.
Peja dhe krejt Kosova janë zemra e LDK-së, e rrahjet e saj kanë me kumbue fort në festën e fitores!