Sporti

Këto televizione do të transmetojnë ndeshjen e sotme të Ballkanit ndaj Sivassporit

2 vite më parë
nga:E K

Ballkani do të përballet sot në ndeshjen e rradhës në kuadër të Europa Conference League.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të jetë nikoqir i skuadrës turke, Sivassporit për ndeshjen kthyese të Europa League që zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani bëri mrekullinë në ndeshjen e parë mes tyre duke e mposhtur skuadrën turke në shtëpi me rezultat 4-3.

Ndeshja e sotme që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” do të transmetohet drejtpërdrejt nga dy kanale sportive shqiptare.

Art Sport1” dhe “SuperSport 2” janë televizionet ku mund ta shikoni ndeshjen e sotme.

/GazetaBlic Sport/