Ka filluar takimi i thirrur nga partia Socialdemokrate në ambientet e hoteli “Grand”, raporton Gazeta Blic.
Aty janë parë përfaqësues të partive që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por edhe ato që nuk janë.
Përveç kësaj në takim është parë edhe Blerim Syla, Kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Nga AAK po merr pjesë nënkryetari i saj Ahmet Isufi, përderisa partinë që e drejton Fatmir Limaj në këtë takim po e përfaqëson Endrit Shala.
PDK e LDK kanë refuzuar këtë takim të thirur nga PSD kundër vendimit të ZRRE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Pacolli reagon pasi Gjermania njeh patentë shoferët


