Sporti

Këto ndeshje pritet t’i humbas Thiago Alcantara pas lëndimit ndaj Crystal Palace

09/20/2021 14:24
nga:E K

Thiago Alcantara është lënduar në ndeshjen e fundit të Liverpoolit ndaj Crystal Palace.

Skuadra e Jurgen Klopp arriti fitore me rezultat të lartë 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky është lëndimi i dytë i “The Reds”, pasi mesfushori i talentuar anglez, Harvey Elliot pësoi një lëndim të rëndë vetëm një ndeshje më parë ndaj Leeds United.

Ndihmës menaxheri i skuadrës së Liverpool, Pepijn Lijnders, ka folur për lëndimin e mesfushorit spanjoll.

Ai tha se ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij, por është e sigurt që ai nuk do paraqitet ndaj Norwichit në kuadër të ‘Carabao Cup‘ dhe ndaj Brentford në Premierligë.

“Le t’i marrim rezultatet e skanimit dhe pastaj kemi një diagnozë të duhur.

“Në një javë humbasim dy mesfushorë vërtet me ndikim në skuadër, ky është lajm i keq”, tha Lijnders.

/GazetaBlic Sport/