Lajme

Këto lagje të Prishtinës do të mbesin sot pa ujë

12/21/2021 09:50
nga:Y I

Lagjet Pejton, Dardania, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe e asaj Kalabria në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë përgjatë ditës së sotme.

KRU “Prishtina” nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

“Në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, thuhet në njoftim.

Rama pret Vuçiç dhe Zaev në Pallatin e Brigadave