Këtë mëngjes, kancelari gjerman Olaf Scholz, së bashku me Reiner Haseloff, kryeministrin e shtetit të Saksoni-Anhalt, kanë vizituar tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku ka ndodhur sulmi i djeshëm.
Një psikiatër 50-vjeçar i Arabisë Saudite është arrestuar pas sulmit, ai është mjek me profesion dhe është duke jetuar në Gjermani për më shumë se 20 dekada.
Numri i të vdekurve është rritur në pesë, me afro 40 të tjerë të plagosur rëndë, numri i të lënduarve në përgjithësi është mbi 200.
Scholz zotohet të hetojë incidentin dhe thotë se sulmuesi duhet të ndëshkohet
Ministrja e Brendshme gjermane e konfirmoi se sulmuesi kishte pikëpamje “islamofobike”.
Udhëheqësit evropianë kanë folur në solidaritet me Gjermaninë, duke përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.
Ndërkohë, qindra njerëz ka vendosur lule në vendin e sulmit për të nderuar viktimat e sulmit, shkruan BBC.