Kupa e Kosovës vazhdon me ndeshjet e 1/8 së finales, ku tre duele shumë interesante pritet të zhvillohen sot.
Në program janë tre duele për t’u zhvilluar dhe takimet do të luhen në Gjilan, Vushtrri dhe Mitrovicë.
Sfida kryesore e ditës luhet në qytetin e Gjilanit, me Gjilanin që është nikoqir i Lirisë së Prizrenit.
Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ me Trepçën ’89 që pret Malishevën.
Dy skuadra nga Liga e Parë, Vushtrria dhe Vëllaznimi do të përballen në stadiumin ‘Ferki Aliu’, ku qëllimi është kalimi në çerekfinale.
Të gjitha tre ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.


