Sheffield United, Fulham dhe West Bromwich Albion nga sezoni i ardhshëm do të garojnë në Championship, pasi kanë rënë nga Premier Leauge.
Sonte, me humbjen ndaj Burnleyt me rezultat 2-0, edhe matematikisht Fulham i ka humbur gjasat për mbijetesë.
Bashkë me Fulhamin, këtë xhiro i ka humbur gjasat për mbijetesë edhe West Bromwich Albion.
Kurse ekipi që tash e disa xhiro e ka “nënshkruar” kalimin në Championship është Sheffield United.


