Sporti

Këto janë tetë kombëtaret që kanë siguruar kampionatin evropian

10/16/2023 21:42
nga:L J

Kombëtarja e Austrisë u bë skuadra e tetë që siguroi një vend në Euro 2024 pasi mposhti Azerbajxhanin 1:0 në ndeshjen e grupit F në rrugë. Golin vendimtar e shënoi Marcel Sabitzer nga pika e bardhë në minutën e 48-të. 

Deri në fund të garës Belgjika dhe Austria do të luftojnë për vendin e parë në grup. Për momentin janë të barabartë në pikë, por edhe Belgjika ka një ndeshje më pak. Djajtë e Kuq po luajnë sonte kundër Suedisë dhe në nëntor të dyja skuadrat kanë një ndeshje. Austria do vizitojë Estoninë, ndërsa Belgjika do të presë Azerbajxhanin.

Përveç Austrisë dhe Belgjikës, tashmë në Euro janë kualifikuar edhe Franca, Portugalia, Spanja, Turqia dhe Skocia dhe sigurisht edhe Gjermania nikoqire.

/GazetaBlic Sport