Lajme

Këto janë temperaturat për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

03/24/2022 00:43
nga:Astrit Gashi

Në ditët e ardhshme pritet që moti të jetë i ngrohtë i kthjelltë dhe me diell deri në fundjavë.

Ndërsa në javën e ardhshme pritet ndryshim i motit, ku parashihen edhe reshje të borës.

Sipas Prishtina Weather, masat e ngrohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon dhe fushat e presionit të lartë, që vazhdojnë të dominojnë mbi hapësirën e kontinentit evropian, favorizojnë mot të kthjellët e të ngrohtë deri në ditët e fundjavës mbi vendin tonë.

24.03 – Kthjellët e me diell, ditën më ngrohtë.

25.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

26.03 – Kthjellët dhe me diell.

27.03 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

28.03 – Kryesisht me vranësira, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.