Sporti

Këto janë të rejat e fundit në lidhje me formacionin e Italisë për ndeshjen ndaj Belgjikës

07/01/2021 20:47
nga:Lorik J

Italia do të stërvitet sonte në Allianz Arena në orën 18:30.

Italia luan nesër me Belgjikën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të çerekfinales së Euro2020, përcjell GazetaBlic Sport.

Italia ka udhëtuar në Mynih përpara ndeshjes së madhe kundër belgëve dhe vazhdojnë përgatitjet e tyre në Allianz Stadium në Bavari.

Chiellini nuk dihet ende nëse do të startojë nesër – ndërsa është favorit për 11’shen startuese bashkë me Bonuccin.

Ylli i Interit, Nicolo Barella pritet të luajë sërish nga minuta e parë, bashkë me Verrattin dhe Jorginhon.

Në sulm, ndryshimi i vetëm pritet të jetë Federico Chiesa.

/GazetaBlic Sport