Lajme

Këto janë të dyshuarit e tjerë për vrasjen e rëndë në Prizren

01/04/2023 11:21
nga:Y I

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën po mbahet seanca paraprake ndaj Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra” dhe pesë të tjerëve Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahi, të dyshuar për rastin e vrasjes së V.C, të martën në Prizren.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se duke marrë parasysh veprat penale që dyshohen se janë kryer, vepra penale e vrasjes së rëndë është e rrezikshmërisë së madhe me dënueshmëri të lartë, kjo tregon rrezikun e ikjes së të dyshuarit nga territori i Republikës së Kosovës, me qëllim të shmangies nga procedura penale. /BetimipërDrejtësi/Ja