Sporti

Këto janë super ndeshjet e xhiros së 33’të në Superligën e Kosovës në futboll

05/02/2021 18:30
nga:L J

Pasi është mbyllur xhiro e 32-të, ku kemi një lider të ri, Prishtinën, tashmë klubet dhe tifozët kanë filluar të mendojnë për xhiron e 33-të.

Në mesjavë na pret derbi lokal më i madh në vend, ku Gjilani është nikoqirë i Dritës.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për Dritë, që kërkon fitore dhe kthim në pozitën e parë.

Në anën tjetër Ballkani do të pres Arbërinë, ndërsa Prishtina do të jetë mysafir i Besës.

Në ndeshjet e mbijetesës, Feronikeli e pret Trepçën ’89, ndërsa Drenica do t’i bëjë konak Llapit.