Skuadra shqiptare, “Bad News Eagles” do të luajë sot sërish në kompeticionin më të madh në botë në CS:GO që po mbahet në qytetin e Antwerpit në Belgjikë.
‘Bad News Eagles’ dje zhvilloi dy përballje nga të cilat mori një fitore dhe një hubmje. Ata fituan ndaj Eternal Fire në “Dust2” me rezultatin 16-14, kurse u mposhtën nga ekipi rus, forZe me rezultatin 16-7, shkruan GazetaBlic Sport.
Sot ata do të përballen me ekipin brazilian, Imperial. Ky ballafaqim zhvillohet nga ora 12:00.
Sikurse bNE edhe Imperial ka një fitore dhe një humbje deri tani.
Ata kanë fituar ndaj “Liquid” me rezultatin 16:10, teksa kanë humbur nga Spirit me rezultatin e thellë 6:16. Lojtari i tyre më i rrezikshëm është “boltZ”.
/GazetaBlic Sport/


