Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Ajaxit ka shkuar në pushim me avantazhin prej 2:0 ndaj Dortmundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Në super derbin, Atletico Madrid – Liverpool skuadrat prodhuan spektakël dhe shkuan në pushim me rezultatin 2:2.
Milan dhe Porto nuk realizuan gola, teksa Interi shkoi në pushim me epërsi prej 1:0 ndaj Sheriff, me golin e Edin Dzekos.
Edhe Real Madridi është në avantazh ndaj Shakhtar, poashtu me rezultatin 0-1, teksa PSG dhe Leipzig luajtën baraz 1:1 pas 45 minutave të parë.
Ja rezultatet:
- Ajax 2 – 0 Dortmund
- Atlético 2 – 2 Liverpool
- Porto 0 – 0 AC Milan
- Inter 1 – 0 Sheriff
- PSG 1 – 1 Leipzig
- Shakhtar 0 – 1 Real Madrid


