Lajme

Këto janë ngjarjet kryesore të planifikuara për sot

06/22/2021 07:20
nga:M K

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të shënojë Ditën dhe Javën Olimpike 2021: mbjellja e drunjve (Veternik të Prishtinës, përballë Qendrës Tregtare Albi ora 09:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon turneun e futbollit të madh. (Stadiumi i Ramiz Sadikut Prishtinë, pas rrethit me flamur, me ekipet: KOK, MKRS, Veteranët e futbollit, Gazetarët sportivë dhe Estrada. (Ora 10:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) takim me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe bizneset anëtare. (OAK, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Postës së Kosovës për vitin 2020. Të ftuar kryetari i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv; shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Sistemet elektronike për menaxhimin e granteve dhe subvencioneve në AZhB-MBPZHR”. I ftuar, ministri i MBPZHR. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale rishqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton rekomandimin e Komisionit për Buxhet mbi shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Organizata Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me HANDIKOS organizojnë ceremoninë e shpërndarjes së 4 karrocave speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve të HANDIKOS, Veternik, rr. “Nekibe Kelmendi”, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani do të bëjnë shpërndarjen e mëshqerrave gravide, për përfituesit e thirrjes publike nga kjo drejtori. (Tregu i kafshëve në Arbanë (transiti i vjetër), ora 10:00)

Auto-taksitë të cilët operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të protestojnë në shenjë pakënaqësie ndaj inspektoratit dhe policisë se Lipjanit për mos krijimin e kushteve për punë në ANP. (Brenda ANP “Adem Jashari”, ora 10:00-10:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon panelin për zhvillimin e procesit të intervistimit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës salla N-302, ora 11:00)

ASHAK, seksioni i arteve, prezanton botimin “Vepra për piano” nga Rauf Dhomi. (Salla e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ora 12:00)

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hysen Durmishi do të mbajnë konferencë per media. (Objekti i ish- Ministrisë së Infrastrukturës, ndërtesa ish- Gërmia kati II, salla B-201, ora 12:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton raportin e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2020. I ftuar: Hilmi Jashari – ekspert i fushës dhe ish-Avokat i Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 14:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, mirëpret ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, Ora: 14:20, – mediat mund të marrin vetëm pamje)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 15:00, vetëm pamje)

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve. (Salla e Konferencave, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ora 15:40)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio do të deklarohen për media. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 15:45)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. (Kabineti i kryetarit, ora 16:55 – mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio, mban fjalim para deputetëve të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare, ora 17:30)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arhim Ajazi do të bëjnë përurimin e terreneve sportive në lagjen Ortakoll. (Ora 20:00)