Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar:
09:30: Në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe avokuesit për të drejtat e njeriut, Agim Vatovci, organizohet mbledhje komemorative. (Në sallën e Kuvendit të Komunës, Vushtrri)
10:00: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskutim lidhur me procesin e verifikimit tё aplikacioneve të viktimave tё dhunёs seksuale gjatё luftёs. Të ftuar janë përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00: Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban takim me Artur Lorkoëskin, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Enegjisë, me seli në Vjenë. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)
10:30: Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve për anëtarët e kuvendit komunal me performancën më të mirë në rolin përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës, në komunat: Gjilan, Prizren, Malishevë, Istog, Kllokot dhe Rahovec. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
12:00: Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) – Departamenti i Estradës mban konferencë për media. (Zyra e OHTK-së, Dardani)


