Sporti

Këto janë ndeshjet në të cilat do të mungojë Jude Bellingham, shkaku i lëndimit

02/02/2026 17:35
nga:Lorik J

Klubi spanjoll Real Madrid zbuloi natyrën e dëmtimit që pësoi ylli anglez Jude Bellingham gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecano në Ligën Spanjolle.

Ylli anglez pësoi një dëmtim në minutën e 9-të, gjë që e pengoi atë të vazhdonte ndeshjen dhe u zëvendësua nga Brahim Diaz, në një ndeshje ku Real Madrid fitoi 2-1.

“Pas kryerjes së ekzaminimeve sot te lojtari ynë Jude Bellingham nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një këputje në muskulin gjysmëtendinoz në këmbën e majtë. Gjendja e tij shëndetësore do të monitorohet.”

Sipas raporteve të shumta në shtyp, Bellingham do të mungojë për 4 javë për shkak të këtij dëmtimi.

Ylli anglez do të humbasë ndeshjet kundër Valencias, Real Sociedad, të dyja përballjet me Benfica, Osasuna dhe Getafe.

/GazetaBlic Sport