Sporti

Këto janë mungesat e sotme tek Kosova për duelin ndaj Suedisë

10/13/2025 17:03
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndaj Suedisë në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg, me fillim nga ora 20:45.

Ky ballafaqim zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan GazetaBlic Sport.

Florian Haxha dhe Dellova janë larguar nga kampi pas lëndimeve, teksa sonte mungon edhe Fidan Aliti i suspenduar.

Kujtojmë se Emërllahu rikthehet nga suspendimi dhe do jetë gati sonte.

/GazetaBlic Sport