Lajme

Këto janë masat e reja anti Covid që pritet të merren nga data 13 shtator

09/10/2021 14:38
nga:Y I

Kryetarët e komunave kanë zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Gazeta Blic.

Në këtë takim u fol në lidhje me masat e reja anti Covid që pritet të hyjnë në fuqi pas 13 shtatorit, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Masat e reja anti Covid:

Ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri me 26 shtator 2021:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

– Ndryshe masat tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.