Lajme

Këto janë komentet e Ministrisë së Financave dërguar në ZRRE

02/01/2022 14:20
nga:N M

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka bërë të ditur komentet që i kanë dërguar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike në lidhje me rritjen e çmimit të rrymës, raporton Gazeta Blic.

Sipas Muratit , ministria që drejton ai ka propozuar që të rritet pragu i bllokut tarifor në 1,000 kWh, në mënyrë që që ky bllok të jetë i ndarë në 500 kWh që mund të shfrytëzohen me tarifë të ditës, dhe 500 kWh tjera me tarifë të natës.

Komentet e plota:

Dje si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve kemi dorëzuar komentet dhe propozimet tona mbi raportet konsultative të ZRRE-së për të hyrat maksimale të lejuara dhe për strukturën tarifore.

Propozimet tona për raportin e të hyrave maksimale janë që të zvogëlohet hendeku nga 132 milionë euro në 110 milionë euro, duke:

– përfshirë në llogaritje edhe potencialin për zvogëlim të konsumit, gjë do të rezultonte me rreth 15 milionë euro neto kursim në import;
– korrigjuar llogaritjen e humbjeve të lejuara për KEDS për 66 GWh, apo rreth 7 milionë euro; dhe
Po ashtu, kemi propozuar që ZRRE të llogarisë si kontigjencë tek të hyrat maksimale të lejuara shumën prej 40.8 milionë euro, të cilën gjykata ka kërkuar t’u kthehet konsumatorëve nga KEDS, meqenëse vendimi është apeluar dhe ende pret verdiktin përfundimtar.

Ndërsa propozimet tona për raportin e strukturës tarifore janë:

– të rritet pragu i bllokut tarifor në 1,000 kWh, ashtu që ky bllok të jetë i ndarë në 500 kWh që mund të shfrytëzohen me tarifë të ditës, dhe 500 kWh tjera me tarifë të natës. Kësisoj, çmimet me këtë bllok mbeten të pandryshuara për të gjitha familjet që nuk tejkalojnë bllokun.
– barra të ndahet proporcionalisht edhe nga bizneset ashtu siç u kërkua nga shumë grupe parlamentare në debatin që u zhvillua në Kuvend për këtë temë.
– pjesa e mbetur do të subvencionohet nga Qeveria.

Murati thotë se donin t’i nxisnin qytetarët ta shfrytëzonin rrymën gjatë natës, priten edhe masa shtesë për kursim