Sporti

Këto janë kombëtaret që e kanë mbajtur më së shumti topin në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian

06/25/2021 10:49
nga:E K

Kombëtarja e Spanjës ka vazhduar me filozofinë e saj të lojës edhe në këtë Kampionat Evropian.

Spanja është skuadra që ka mbajtur më së shumti posedimin e topit në tri ndeshjet e fazës së grupeve të “Euro 2020”.

Spanjollët kanë pasur mesatarisht 68.7% të mbajtjes së topit, duke kryesuar bindshëm.

Gjermania renditet e dyta me 61.3%, duke lënë pas Italinë dhe Belgjikën me nga 57.7 %, Danimarka 57.3% dhe Anglia 56.3%.

Kujtojmë që faza tjetër 1/16 e Kampionatit Evropian nis të shtunën.