Sporti

Këto janë klubet favorite për shërbimet e Harry Kane

06/02/2021 13:59
nga:Mergim Rreci

Gary Lineker beson se të dy klubet e Manchester dhe Paris Saint-Germain janë favoritët për të marrë Harry Kane gjatë verës.

Kane regjistroi 22 gola dhe 14 asistime në Premier League sezonin e kaluar për të siguruar çmimin e artë dhe çmimin playmaker, pavarësisht se Spurs përfundoi në vendin e shtatë në tabelë, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç është raportuar nga Goal më 17 maj, sulmuesi i Spurs, i cili do të jetë kapiten i Anglisë në Kampionatin Evropian dëshiron të largohet nga veriorët e Londrës dhe Lineker mund të kuptojë dëshirën e tij për trofe.

Burimet e ndryshme nga Anglia, sygjerojnë që Kane do të jetë lojtar i Manchester Cityt nga sezoni i ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/