Sporti

Këto janë katër skuadrat që ende nuk kanë fituar asnjë ndeshje në Premierligë

10/22/2024 11:15
nga:Lorik J

Katër skuadra të Premierligës nuk e kanë shijuar as edhe një herë fitoren në sezonin 2024/25 deri më tani.

Crystal Palace, i menaxhuar nga Oliver Glasner, ndodhet në vendin e 18-të me vetëm tre pikë nga tetë ndeshje.

Ata kanë humbur pesë ndeshje dhe kanë barazuar tri, ndërsa Southampton (19) dhe Wolves (20) kanë barazuar vetëm nga një ndeshje.

Ipswich Town i sapopromovuar (i 17-ti) gjithashtu nuk ka fituar asnjë ndeshje të vetme, por ka katër pikë nga katër barazime dhe katër humbje.

Përveç Ipswich, tre klubet e tjera janë të gjitha në rrezik të rënies nëse nuk ndryshojnë në mënyrë drastike fatin e tyre.

/GazetaBlic Sport