Sporti

Këto janë katër kombëtaret evropiane që kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës

11/14/2021 09:36
nga:E K

Kampanja kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022 po shkon drejt fundit, teksa brenda këtyre ditëve do të luhen ndeshjet e fazës së fundit.

Deri tani, katër kombëtare evropiane e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Belgjika dhe Franca dje siguruan kualifikimin tutje falë fitoreve që arritën ndaj Kazakistanit, respektivisht Estonisë.

Ndërkohë, paraprakisht kualifikimin e kanë siguruar edhe Danimarka dhe Gjermania.