Sporti

Këto janë fjalët që i tha Ronaldo portierit belg, Courtois pas ndeshjes

06/28/2021 11:13
nga:E K

Belgjika eliminoi dje Portugalinë nga Kampionati Evropian.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Belgjikës me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes Ronaldo u pa duke folur me portierin e Belgjikës, Thibaut Courtois.

Ylli portugez i tha portierit belg, se kombëtarja e tij ishte me fat dhe topi nuk donte të futej në portë, megjithatë Ronaldo i uroi fat në vazhdim të garës.

“Me fat a po jo? Topi nuk donte të futej brenda, paq fat në vazhdim”, i tha Ronaldo portierit të Real Madridit.

/GazetaBlic Sport/