Pep Guardiola ishte i kënaqur me kalimin e tutje të Manchester City në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 në Dortmund.
Trajneri i përgëzoi lojtarët për sezonin e madh që po kalojnë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Këta lojtarë e meritojnë këtë, sepse ajo që ata kanë bërë është e pabesueshme, e bujshme. Është koha për të festuar dhe pirë shumë verë dhe më pas të përgatitemi për ndeshjen me Chelsea të Shtunën”, tha fillimisht Pep Guardiola.
“Na duhen tre fitore për të fituar Premier League, jemi në gjysmëfinale të Champions League, League Cup dhe FA Cup. Është e pabesueshme. Të fitojë katër trofetë? Ne nuk flasim për këtë brenda, ne shkojmë ndeshje pas loje”, vazhdoi trajneri për BT Sport.
PSG në gjysmëfinale: “Ne pamë se sa të fortë janë ata në ndeshjen e fundit. Ata kanë Neymar, një lojtar të madh, dhe ata eliminuan ekipin më të mirë në botë ”, përfundoi Pep.
/GazetaBlic Sport


