Sergio Ramosi e ka quajtur klubin e tij të ri, Paris Saint-Germain, ekip ëndrrash për të cilin beson se është më i miri për të vazhduar të fitojë tituj.
Sergio Ramosi iu bashkua Paris Saint-Germainit të enjten, në një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta mbajë atë në Paris deri më 2023.
Ramos iu bashkua gjigantit parisien si lojtar i lirë, pasi kontrata me Real Madridin i kishte mbaruar më 1 korrik.
Pasi klubi njoftoi për mbërritjen e tij në Parces de Princes, Ramosi e zgjodhi Twitterin për të folur për herë të parë si lojtar i PSG-së.
“Vendi më i mirë për të vazhduar të ëndërroj, klubi më i mirë për të vazhduar me fitimin e titujve. Ne do të luftojmë me çdo gjë dhe për çdo gjë. Forca”, shkroi Ramosi në Twitter pasi u zyrtarizuar si lojtar i PSG-së.
Ramos është lojtari i tretë që i bashkohet PSG-së këtë verë dhe i dyti si lojtar i lirë, pas Georginio Wijnaldum dhe Achraf Hakimit. Për këtë të fundit klubi francez ia pagoi Interit 71 milionë euro.
El mejor lugar para seguir soñando, el mejor club para seguir ganando. Vamos a luchar con todo y por todo. Allez @PSG_espanol!#IciCestParis #WeAreParis pic.twitter.com/8ZcPCBuyMs
— Sergio Ramos (@SergioRamos) July 8, 2021
/GazetaBlic Sport/


