Sporti

Këto janë fjalët e para të Gerrard si menaxher i Aston Villas

11/11/2021 11:10
nga:E K

Steven Gerrard edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e trajnerit të Aston Villas.

Gerrard u zyrtarizua sot nga Aston Villa përmes faqes zyrtare në Twitter, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas zyrtarizimit të tij në klubin anglez, Steven Gerrard tha se është i lumtur që ka arritur marrëveshje për të drejtuar Aston Villan pasi siç tha ai Aston Villa ka një histori të pasur në futboll.

“Aston Villa është një klub me një histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez, unë jam krenar për këtë marrëveshje. Dua të shpreh mirënjohjen time për Rangers që më dha mundësinë të drejtoj një klub të tillë ikonik futbolli. Ata do të jenë gjithmonë në zemra ime“, tha anglezi.

/GazetaBlic Sport/