Skuadra e Manchester United para pak minutave ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka nënshkruar kontratën me “Djajtë e Kuq”.
Ylli portugez ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin e madh anglez, me mundësi vazhdimi, përcjell GazetaBlic Sport.
Pasi nënshkroi kontratën, Cristiano Ronaldo ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku u shpreh shumë i lumtur me kthimin e tij në Premierligë, më saktësisht në “Old Trafford”.
“Manchester United është një skuadër që gjithmonë mbetet në zemrën time. Kam marrë shumë mesazhe që nga dita e Premte. Mezi po pres të luajë në “Old Trafford”, në një stadium të stërmbushur. Shpresojë të kemi një sezon të mirë”, tha Ronaldo.
/GazetaBlic Sport
??? ???? ??????? ???
? @Cristiano is back!#MUFC | #RonaldoReturns
— Manchester United (@ManUtd) August 31, 2021


