Sporti

Këto janë fjalët e para të Mbappes pas rinovimit të kontratës me PSG

05/21/2022 21:44
nga:E K

Mbappe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me PSG.

Ylli francez i ka dhënë fund “telenovelës” së zgjatjes së kontratës dhe është bindur nga pronarët e PSG për të vazhduar qëndrimin e tij në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbappe u shpreh i lumtur pas rinovimit të kontatës duke thënë se PSG është vendi ku mund të zhvillohet si lojtar.

“Jam shume i lumtur. Këtu mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi si Parisi që jep gjithçka për të performuar në nivelin më të lartë”.Jam gjithashtu shumë i lumtur që mund të vazhdoj në Francë, vendi ku linda, u rrita dhe lulëzova”, tha francezi.

/GazetaBlic Sport/