Xhiro e 28’të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sot me dy super ndeshje.
Në kuadër të ditës së sotme luhen dy takime mjaft interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Drenicës e mirëpret Prishtinën në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 15:00. Kjo ndeshje pritet të jetë e zjarrtë, pasi Drenica po kërkon mbetjen në Superligë dhe poashtu dëshiron të shfrytëzojë gabimin e radhës të Arbërisë – ndërsa Prishtina po kërkon titullin e kampionit, pasi është në garë me Ballkanin e Dritën.
Ndërkohë, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, lojtarët e Tahir Batatinës do të ballafaqohen me Dritën.
Llapi kërkon “rehatinë” në tabelë, e Drita tre pikë mëse të nevojshme për të mbajtur kreun e tabelës.
/GazetaBlic Sport


