Sporti

Këto janë dy skuadrat që synojnë Superligën e Kosovës nëpërmjet barazhit

05/15/2021 17:08
nga:Mergim Rreci

Malisheva dhe Ulpiana janë dy skuadrat që tashmë edhe zyrtarisht janë pjesë e Superligës së Kosovës.

Të dy skuadrat e kanë përfunduar edicionin në vendin e parë në grupet e tyre, andaj si të tilla tashmë do të garojnë në elitën e futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic.

Dukagjini dhe Flamurtari janë dy skuadrat që i kanë siguruar pozitat e dytat, kështu që do të ndeshen mes tyre dhe nga aty do të kuptohet skuadra që do të luajë në barazh.

Skuadra nga Klina arriti që këtë edicion ta përfundojë në vendin e dytë në grupin A, kurse Flamurtari në grupin B.

Fituesi mes këtyre dy skuadrave luan me skuadrën që do të mbetet në barazh nga Superliga.

/GazetaBlic/