Lajme

Këto janë dy komunat që janë pro faljes së tatimit në pronë

12/08/2023 19:57
nga:N K

Ka përfunduar afati për komunat e Kosovës në lidhje me vendimin mbi Ligjin për tatimin në pronë, që mundëson faljen e borxhit të qytetarëve deri në 100 euro.

Të fundit në listën që kanë vendosur pro faljes ishin Podujeva dhe Vitia.

Komuna e Podujevës vendosi që të falë nga 100 euro për qytetarët e vet, kurse Vitia deri në 50 euro.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

Ai ka potencuar se janë 23 komuna që nuk kanë marrë fare vendim në lidhje me këtë çështje.

Sipas tij, shumica prej këtyre komunave nuk e kanë shqyrtuar këtë çështje, ndërkaq disa nuk e kanë përkrahur një gjë të tillë.

 

Komuna e Podujevës merr vendim për faljen e tatimit në pronë