Lajme

Këto janë dy kërkesat që Kurti duhet t’ia bëjë Vuçiqit në sy të Merkelit dhe Macronit!

10/06/2021 11:57
nga:N M

Përveç agjendës së paraparë në Samitin e Brdo-s, që është duke u mbajtur aktualisht, mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian, do të ndodhë edhe një takim me rëndësi të madhe për Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky takim pritet të përmbajë temë diskutimi dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën e krijuar para disa ditësh në veri të Mitrovicës.

Njohës të çështjeve politike në vend, kërkojnë nga kryeministri Kurti që ta shfrytëzojë këtë takim për të kërkuar njohje të Pavarësisë së Kosovës, nga ana e Serbisë, në sy të dy liderëve të Bashkimit Europian: Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

Analisti Arben Ahemti, ka thënë për Gazeta Blic se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti duhet vetëm për një arsye ta shfrytëzojë këtë takim: atë të kërkesës për njohje të pavarësisë së Kosovës.

“Kryeministri Kurti duhet ta shfrytëzojë këtë takim për të kërkuar marrëveshje finale. Çdo improvizim tjetër është humbje për Kosovën rajonin dhe BE-në”, ka thënë Ahmeti raporton Gazeta Blic.

Në anën tjetër analisti Shemsi Jashari, ka deklaruar se ky takim vjen pas tensioneve që i krijuan ditë më parë në Veriun e Kosovës.

“Në këtë takim besoj se do të insistohet në dy çështje: Ulja e tensioneve duke zbatuar marrëveshjen e arritur për targa dhe vazhdimi i dialogut pa krijuar pengesa tjera. Kjo pasi siç dihet tashmë janë paralajmruar masa tjera të reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës dhe për këtë besoj do të insistohet të mos ketë pa një dakordim paraprak”, ka thënë Jashari për Gazeta Blic.

Kurti do të takohet me Vuçiqin në Slloveni, në praninë e Merkelit dhe Macronit