Edhe pse sezona e verës nuk ka filluar ende, artsitët shqiptar kanë nisur me publikimin e hiteve të reja për këtë vit.
Muaji mars ishte mjaft i frytshëm sa i përket projekteve muzikore. Shumë këngëtarë të njohur e të dashur për publikun lansuan këngë të reja, raporton GazetaBlic.
Ditën e djeshme është publikuar projekti më i ri nga Yll Limani i titulluar “9” ku me më pak se 24 orë ka numëruar plotë 1 milionë klikime.
Ky projekt është mirëpritur shumë nga fansat e tij njejtë si të gjitha projektet e Yllit.
Këngë tjetër mjaft e suksesshme u shndërrua edhe kënga e artistes Era Istrefi e quajtur “Bebe”. Edhe pse Era ka kohë që nuk ka sjellur projekte muzikore fansat e pritën shumë mirë këtë projekt, e pos klikimeve kënga është bërë hit edhe në rrejtin social TikTok.
Listës së këngëtarëve me këngë të reja nuk ka si i mungon diva Elvana Gjata. Ajo ka lansuar projektin e fundit të titulluar “EX” i cli është bashkëpunim me reperin Bardhin dhe Dj Gimi-O, kënga u prit mjaft mirë e për tri javë arriti 15 milionë klikime.
Përpos bashkëpunimit që e bëri me Elvana Gjatën, reperi Bardhi erdhi edhe me një bashkëpunim tjetër me Noizy-n. “Maradona” titullohet projekti e fansat u ndanë shumë të kënaqur me të.
Si fund i’a vlen të përmendet edhe artistja e njohur Dhurata Dora që për dashamirësit e muzikës së saj solli projektin “Sa m’ke mungu”. E lansuar gjatë muajit mars kënga ka 6.4 milionë klikime.
Siç duket kjo verë do jetë me shumë hite, e për projekte të reja na mbetet të presim ditët e javët në vazhdim.


