Sporti

Këto janë detajet e transferimit të Arbër Hoxhës tek Dinamo Zagreb

01/08/2024 23:40
nga:Lorik J

Dinamo Zagreb do të transferojë Arbër Hoxhën nga Slaven Belupo në merkaton e dimrit.

Siç raporton Index Hrvatska, Dinamo do t’i paguajë Slaven Belupos një milion euro për Hoxhën dhe ekipi Belupos do mbajnë 15% të transferimit të radhës.

Sipas Transfermarkt, Hoxha vlen 900 mijë euro dhe ka luajtur tri herë për kombëtaren e Kosovës.

Ky pritet të jetë një transferim shumë i mirëseardhur për lojtarin kosovar.

/GazetaBlic Sport/