Projektligji për pagën minimale e ku nuk janë përfshirën pensionet e veteranëve të UÇK-së, aktualisht ndodhet në komisionin parlamentar adekuat, ku pas propozimeve të palëve të përfshira dhe opozitës, ai mund të dërgohet në Kuvend për të marr ‘aminin’ për jetësim, raporton Gazeta Blic.
Derisa projektligji ndodh në Komision, partitë politike tashmë kanë nisur propozimet e tyre se si mund të zgjidhet çështja e veteranëve të vendit, gjegjësisht pensionet e tyre.
Gazeta Blic ka siguruar amendamentet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e që tashmë janë dorëzuar në Komision.
Janë dy amendamente, e ku kjo parti opozite ka propozuar se si të gjendet një zgjidhje.
15 qershor mbajnë datën, kur ato janë dërguar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Tek neni 6 – ndryshimi dhe plotësimi i ligjit Nr 03L-212 të punës neni 57 paragrafi 1 i Ligjit Nr,03L-212 të punës
Neni 57
Paga Minimale
Qeveria e republikës së Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën minimale sipas propozimit të këshillit ekonomike – Social. Në mungesë të tillë nga këshilli ekonomiko Social. Ministri përkatës për Financa, pas informimit të këshillit ekonomiko- Social, mund të parashtroj një propozim të tillë për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Rekomandohet që të plotësohet dhe ndryshohet si në vijim:
“Në mungesë të një propozimi nga Këshilli ekonomiko Sociale, të përcaktohet paga minimale në vlerë prej 370 euro neto për këtë vit kalendarik”
Amendamenti tjetër e që lidhet direkt me pensionet e veteranëve i propozuar nga ky subjekt politik lidhet direkt me pagën minimale në rast se ligji jetësohet.
“3.1 Deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit luftëtar të UCK, pensioni i veteranit të luftëtarit të UCK, të jetë i barasvlefshëm me pagën minimale”




Propozimi që nuk e morën, Kurti e veteranët nuk lëvizin nga pozicionet e tyre


