Emocionet e Kampionatit Evropian do të vazhdojnë edhe sot.
Dita e sotme do të na sjellë 3 takime në tre orare të ndryshme nga ora 15:00, 18:00 dhe 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Takimi i parë i ditës së sotme do të zhvillohet mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës me fillim nga ora 15:00.
Kurse nga ora 18:00 do të luhet loja, Danimarkë – Belgjikë.
Ndeshja e fundit e së enjtes është ajo mes Holandës dhe Austrisë.
/GazetaBlic Sport/


