Sporti

Këto janë 11 skuadrat që e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve

11/24/2021 23:30
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Manchester City ka triumfuar ndaj PSG’së me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati u përmbys në këtë takim, atje ku golat e Sterling dhe Jesus e zhvlerësuan golin e shënuar nga Mbappe.

Milani në anën tjetër ka triumfuar me rezultat 0 me 1 ndaj Atletico Madrid. Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra e Piolit, dominim ky që u kurorëzua me gol nga Messias. “Rossonerët” mbajnë gjallë shpresat për kualifikim tutje.

Real Madrid triumfoi me rezultat 0 me 3 ndaj Sheriff Tiraspol, kurse Liverpool e mposhti Porton 2 me 0.

11 skuadra deri më tani kanë siguruar një vend në fazën tjetër: Man City, Man Utd, Liverpool, Chelsea, PSG, Bayern, Inter, Juventus, Ajax, Sporting dhe Real Madridi.

/GazetaBlic Sport/