Janë përcaktuar 10 finalistët e parë të Eurovisionit.
Shqipëria me “Shkodrën Elektronike” dhe këngën “Zjerm” ka arritur kualifikimin e madh në finale të së shtunës, shkruan GazetaBlic.
Më poshtë keni listën e 10 shteteve që siguruan sot finalen e madhe të Bazelit që mbahet të shtunën:
Norvegjia: Kyle Alessandro – Lighter
SHQIPËRIA: Shkodra Elektronike – Zjerm
Suedia: KAJ – Bara Bada Bastu
Islanda: VÆB – RÓA
Holanda: Claude – C’est La Vie
Polonia: Justyna Steczkowska – GAJA
San Marino: Gabry Ponte – Tutta L’Italia
Estonia: Tommy Cash – Espresso Macchiato
Portugalia: NAPA – Deslocado
Ukraina: Ziferblat – Bird of Pray
Kjo do të thotë që ëndrrat e Azerbajxhanit, Belgjikës, Qipros, Kroacisë dhe Sllovenisë për Eurovisionin 2025 kanë mbaruar, pasi nuk u kualifikuan për finale.
/GazetaBlic