Lajme

Këto ishin takimet e Përparim Ramës para se të dilte pozitiv me Covi19

01/11/2022 16:40
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Ai tha të jetë izoluar menjëherë sapo ka kuptuar se ka pasur kontakt me persona, të cilët kanë rezultuar pozitivë.

Ai nuk ka përmendur emrat e personave, por nga takimet zyrtare të dy ditëve të fundit, në faqen zyrtare ai kishte njoftuar se të hënën kishte dalë në terren për të parë punimet në largimin e borës nga rrugët, ndërsa në zyrë e kishte pritur tenorin Ramë Lahaj.

E të dielën, ai ishte mysafir i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Asnjëri nga këta nuk ka njoftuar të jetë prekur nga koronavirusi.