Lajme

Këto ishin fjalët e mëdha të Albin Kurtit për Haki Abazin, ditën kur u anëtarësua në Vetëvendosje

02/16/2023 14:39
nga:Gazeta Blic

Deputeti Haki Abazi, ditën kur u anëtarësua në Vetëvendosje atij iu bë një pritje ‘madhështore’, shkruan Gazeta Blic.

Madje, pati edhe fjalë të mëdha për Abazin nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen Vetëvendosje”, kishte shkruar ndër të tjera Kurti me rastin e aderimit në VV, me ç’rast ishin mbledhur të gjitha ‘kokat’ më të larta të këtij subjekti politik për t’i uruar mirëseardhje.

Më 20 gusht të vitit 2019, Abazi nga një kritik i ashpër i qeverive të kaluara, vendos që të hyjë në partinë e Albin Kurtit.

 

Dhe vetëm pas pak muajsh, ai do t’i kap majat e pushtetit, raporton Gazeta Blic.

Abazi do të emërohej në Qeverinë Kurti 1, si zëvendëskryeministër. Dhe kjo do të zgjas për disa muaj, ku Haki Abazi do të jetë figura qendrore e ekzekutivit.

Por, vetëm pas një viti kur mbahen zgjedhjet parlamentare, gjithchka do të ndryshoj ndërmjet tij dhe Albin Kurtit.

Abazi si njeriu i dytë i Qeverisë Kurti 1, do të marrë shumë pak vota, çka e bëri që ai të mbetet jashtë “loje”.

Më nuk është në kabinetin qeveritar dhe në ekipin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të Kurtit.

Edhe pse shefi i qeverisë nuk e ka thënë kurrë asnjë fjalë pse Abazi nga krahu i tij i djathtë, mbetet i parëndësishëm, Abazi disa herë ka shfaqur pakënaqësi.

Fillimisht, përmes të ‘premteve’ të famshme, ku mbante konferenca për media me ç’rast adresonte tema, që bien ndesh me politikat dhe qëndrimet e Kurtit.

Dhe krejt në fund, thyerja e madhe ndërmjet tyre ndodhi një ditë pas “Shën Valentinit”- Ditës së të Dashuruarve.

Abazi: Dejona Mihali kontrollon dhe menaxhon grupin parlamentar të Vetëvendosjes

Më 15 shkurt, Abazi do të dalë publikisht ta denoncojë Kurtin për shkarkimin nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme dhe nga Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë.

Sot, ndërkaq në një konferencë për media ka ngruitur akuza të rënda, nga rasti i Astrit Deharit e deri tek kontrolli i partisë nga ana e Dejona Mihalit.

Për më shumë rreth deklaratave të Abazit, ndiqni linqet në vijim:

Abazi për rastin Dehari: Prokuroria duhet ta intervistojë Albin Kurtin e Albulena Haxhiun

“Çadra e Gadafit”/ Mimoza Kusari Lila asnjë fjalë për akuzat e Haki Abazit ndaj saj dhe VV-së

E akuzoi rëndë Haki Abazi, vjen reagimi i Dejona Mihalit